De Biasi rrit çmimin

07/10/2013 00:00

Në prag të ndeshjes me Zvicrën dhe të grumbullimit për këto dy ndeshje të fundit të eliminatoreve të Botërorit, padyshim që me humbjen thuajse të të gjitha shpresave për kualifikim, vëmendja është përqendruar tek kontrata e trajnerit De Biazi.

Edhe pse shpreh vullnetin për të vazhduar dhe thekson edhe vullnetin e presidentit Duka, të pakta janë detajet që trajneri italian thotë, megjithatë nuk lë pa ushtruar tërthorazi presion, me ofertat qe i kanë ardhur ndërkohë.

“Po ua them pa më pyetur ju. Kam shprehur me kohë vullnetin për të lidhur me Federatën edhe një kontratë tjetër dy-vjeçare, por ndërkohë kam pasur edhe disa oferta të tjera, duke qenë se disa ekipe shohin që kontrata ime aktuale është drejt skadimit”, deklaroi De Biasi.

Në fakt e vërteta është disi më ndryshe. Gianni De Biasi i ka kërkur Federatës Shqiptare të Futbollit një rritje prej 30% të kontratës, krahasuar me atë që ka firmosur dy vite më parë.

Në total, kjo rritje shkon në 1 mln e 35 mijë euro bashkë me stafin, një shifër jashtë normales për një Federatë të vogël si e jona.

 Ndërkohë, presidenti Duka, pavarësisht hubjeve të fundit, pasi oferta ka qenë e tillë përpara ndeshjeve me Slloveninë dhe Islandën, i ka qëndruar ofertës së parë, një rritje prej 10% që do të ishte diçka më e pranueshme për ne.

Sigurisht që janë 20% diferencë mes ofertës dhe kërkesës që për ne janë shumë, ndoshta për De Biasin janë normale. Një gjë të tillë e konfirmon edhe menaxheri i kombëtares Alban Bushi.

“Dëshira jonë është që trajneri të vazhdojë akoma me ne. Presidenti ka bërë publike ofertën e tij dhe edhe trajneri ka bërë të tijën. Ne s’kemi mundësi shumë të mëdha pasi jemi një Federatë e vogël, megjithatë do të shohim. Në këtë moment, të gjitha mundësitë janë të hapur”, u shpreh Bushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA