Conte vlerëson skuadrën

07/10/2013 00:00

Kampionët e Italisë kanë arritur të marrin fitoren e radhës në “Juventus Stadium”, duke koleksionuar në total 19 pikë nga 21 të mundshme në 7 javët e para, dicka për të cilën trajneri Konte ka thënë se mund të kishte firmosur që më parë.

Triumfi 3-2 kundër Milanit ka bërë teknikun e bardhezinjve që të lërë prapa kritikat e marra në ditët e fundit, pasi në kampionat “Zonja e Vjetër” barazoi vetëm me Interin duke fituar të gjitha sfidat e tjera.

“Kur u stilua kalendari, të gjithë ishin dakord që Juventus do të kishte një rrugë të vështirë, por pas 7 ndeshjes kemi marrë 6 fitore dhe një barazim, dicka për të cilin do të kisha firmosur pasi e besoja. Edhe ndaj Milanit kishim një formë të mirë dhe pavarësisht fatit të keq me golin që pësuam në tentativën e parë, arritëm të rikuperojmë. Vijmë nga dy vjet ku kemi dominuar dhe kritikat gjithsesi ne i prisnim. Ajo që po ndodh është dicka që e kisha parashikuar”, tha trajneri i Juventusit.

Një bast i fituar i Kontes është dhe Sebastian Xhovinko i cili shënoi golin e dytë ndaj Milanit.

“Për nëj sulmues, golat kanë më shumë rëndësi se cdo gjë tjetër, por ky ndaj Milanit ka një gëzim të vecantë. në golin e parë nuk ishim të vëmendshëm, por e rëndësishme është që fituam”, tha Xhovinko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA