Biletat e ndeshjes Shqipëri-Zvicër

07/10/2013 00:00

Nga dita e nesërme do të dalin në treg biletat për ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Ndryshe nga kaosi i shkaktuar në prag të ndeshjes me Norvegjinë, këtë herë duket se janë marrë të gjitha masat për të shkuar gjërat normalisht.

16.179 bileta janë prodhuar në Itali këtë herë me shumë elementë sigurie, pasi janë prodhuar në një shtypshkronjë që prodhon me letra speciale si çeqe apo bankonota.

Cmimi i tyre do të jetë i ngjashëm me ndeshjen e fundit me Norvegjinë. Pra, tribuna përkarshi D2 do të kushtojë 3000 lekeë, D1 dhe D3 nga 2000 lekë, anësore pas portave nga 500 lekë dhe tribuna A dhe B nga 5000 lekë.

Nuk do të ketë asnjë kufizim dhe nuk ka arsye, sipas FSHF-së, për të krijuar sërish kaos. Biletat do të mund të gjenden tek biletaria tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe tek “Rruga e Barrikadave” apo siç quhet ndryshe biletaria e 9-katsheve.

E rëndësishme është që janë marrë të gjitha masat që të mos bëhet e mundur riprodhimi i biletave false për këtë ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA