B.Dortmund, dëmtohet Nuri Sahin

07/10/2013 00:00

Nuri Sahin do të qëndrojë tre javë jashtë fushave për një dëmtim në kaviljen e këmbës së djathtë.

Turku i Borussia Dortmund u dëmtua në humbjen e skuadrës së tij ndaj Borussia Monchengladbach në fundjavë.

Mesfushori i qendrës do të kthehet të luajë me verdhezinjtë pas ndeshjeve të kombëtareve për kualifikueset e Botërorit 2014.

Sahin do të humbasë ndeshjet e Turqisë ndaj Estonisë e Hollandës dhe me shumë mundësi do të humbasë edhe takimin ndaj Arsenalit, të vlefshëm për Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA