Aksident spektakolar në “Indycar”

07/10/2013 00:00

Një aksident spektakolar në xhiron e fundit të garave “Indycar” në qytetin e Hjuston, ka sjellë plagosjen e rëndë të pilotit veteran, Dario Frankiti dhe plagosjen e të paktën 13 tifozëve.

3 herë fituesi i garës së Indianapolis vuajti disa fraktura në brinjë si dhe një kavilje të thyer në aksidentin që tmerroi spektatorët në etapën amerikane të radhës.

Makina e pilotit skocez pati një kontakt me mjetin tjetër të drejtuar nga japonezi Takuma Sato në kthesat e fundit para finishit, duke bërë që makina e Frankitit të fluturonte në ajër duke u përplasur me barrierën mbrojtëse.

“Ishte një përplasje e frikshme dhe shpresoj që Dario do të jetë mirë”, tha shoku i skuadrës së Frankitit, Skot Dikson pas përfundimit të garës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA