Roma është e papërmbajtshme dhe e pamëshirshme dhe këtë gjë e tregoi në këtë javë të Serisë A përballe Interit në Milano.
Efikasiteti i kundërsulmeve të romanëve del në pah që në minutën e 16-të, kur Toti nga jashtë zone lë të shtangur mbrojtjen dhe Handanoviç.
Pak minuta më vonë, sërish protagonist është Gervinho, i cili merr një 11-metërsh, por që shndërrohet në gol nga kapiteni Toti.
Pa u mbyllur ende pjesa e parë skuadra e Garsias kërkon të shfrytëzojë trullosjen e zikaltërve dhe sërish me një kundërsulm ia del mbanë te shenoje.
Këtë herë, Florenci, nga diagonalja është i saktë për ta cuar topin aty ku nuk ka mundësi ta kapë as Handanoviç.
Në pjesën e dytë heroi i Interit është pikërisht portieri, i cili shpëton disa raste për gol, ndërkohë që Balzaretti lë Romën me 10 lojtarë që në minutën e 80-të, por që asgjë nuk ndryshoi deri në fund e nuk i hoqi aspak bukurinë kësaj Rome spektakolare.
Top Channel