Reali i Madridit mori një fitore të pabesueshme në “Stadio La Cruz” të Levantes, në një sfidë të çuditshme ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë, madje ne minutat e fundit të takimit.
Skuadra merenges vinte në këtë përballje me presionin e humbjes me Atletikon e Madridit në derbi, që u pasua me kritika të shumta.
Janë vendasit që kalojnë të parët në avantazh me senegalezin Baba, por 4 minuta më pas Sergio Ramos vuri baraspeshën me me një goditje me kokë në shtyllën e dytë pas krosimit nga këndi të Di Marias.
Në minutat e fundit rastet janë të panumërta në të dyja portat, por vendasit janë më të saktë në fillim me El Zhar, i cili i jep avantazhin e përkohshëm Levantes pasi kundërpërgjigjja e Realit qe e menjëhershme me të riun Morata, i cili zëvendësoi Iskon,
Ndërsa atëherë kur mendohej se gjithcka ishte mbyllur erdhi goli i Cristiano Ronaldos, me një goditje prirët me portën, por që u devijua nga mbrojtja.
Nga ana e saj, Barcelona fitoi 4-1 perballe Valladolidit, skuader qe realizoi e para, por qe nuk mundi te sfidonte per asnje moment kampionet ne fuqi ne fushen e tyre.
Top Channel