Klitschko, kampion absolut i boksit

06/10/2013 00:00

Vladimir Klitchko mbrojti titujt kampion në kategorinë WBA, IBF, WBO dhe IBO për peshat e rënda në boks pasi mundi me pikë rusin Aleksandr Povetkin, një sfidë mes kampionësh olimpikë që u zhvillua të shtunën në Moskë.

Për Povetkinin, i cili ra 3 herë në tapet, por arriti ta çojë deri në fund sfidën, kjo ishte humbja e parë si boksier profesionist, ndërkohë që për 37-vjeçarin ukrainas kjo ishte fitorja e 62 në 65 ndeshje që ai ka zhvilluar në këtë sport.

Humbja e fundit e tij ka qenë para 9 vitesh, në vitin 2004, kur u mund në Las Vegas nga Lamon Brewster. Mediat ruse të cilat e kishin cilësuar këtë përballje si “ndeshja e shekullit” shkruajnë se Klitchko ka përfituar rreth 13 milionë euro nga kjo sfidë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA