Formula 1, Vettel nuk njeh rivalë

06/10/2013 10:00

Dominimi i plotë i Sebastian Vettel njohu një kapitull të ri në garën e 14-të të sezonit, në Çmimin e Madh të Koresë së Jugut, transmetuar drejtëpërsëdrejti në ekranin e “Top-Channel”.

Piloti gjerman, i nisur i pari nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, edhe pse distanca që ai krijoi me ndjekësit u shkurtua dy herë nga dalja e makinës së sigurisë, në aksidentet që përfshinë Webber dhe  Perez.

Spektakolare gara e Raikkonen, i nisur nga vendi i tetë, që si shpesh në këtë sezon zgjodhi një strategji me pak ndalesa, duke arritur që të ngjitej në finish deri në vendin e dytë të renditjes, përpara shokut të tij të skuadrës, Sebastian Grossjean.

I shkëlqyer me Sauber, gjermani Hulkenberg, i cili ndonëse me një makinë inferiore arriti të linte pas dy ish-kampionë bote, Hamiltonin me Mercedes dhe Fernando Alonson me Ferrari.

Për “kokëkuqen” problemet vazhdojnë të thellohen, ndërsa Ferrari duket gjithmonë e më shumë inferiore jo vetëm ndaj Red Bull, por edhe ndaj makinave si Mercedes apo Lotus.

Ndërkohë, përfunduan në pikë edhe Rosberg, i shtati, ndjekur nga Button, Massa e Perez.

Pas kësaj gare, e cila njohu Vettel me suksesin e tretë radhazi, Formula 1 zhvendoset në pistën e Japonisë, ku do të garohet javën e ardhshme.


Renditja e dhjetë vendeve të para në Çmimin e Madh të Koresë

1.  Vettel         Red Bull-Renault           1h43:13.701
2.  Raikkonen      Lotus-Renault            +     4.2s
3.  Grosjean       Lotus-Renault              +     4.9s
4.  Hulkenberg     Sauber-Ferrari            +    24.1s
5.  Hamilton       Mercedes                    +    25.2s
6.  Alonso         Ferrari                         +     26.1s
7.  Rosberg        Mercedes                    +    26.6s
8.  Button         McLaren-Mercedes         +    32.2s
9.  Massa          Ferrari                        +     34.3s
10. Perez          McLaren-Mercedes        +    35.1s


Renditja e pilotëve pas garës së Koresë

Pike    Piloti
272 
   Vettel
195    Alonso
167    Raikkonen
161    Hamilton
130    Webber
122    Rosberg
89      Massa
72     Grosjean
58     Button
31     Hulkenberg
…..

Renditja e konstruktorëve

Pike   Skuadra
402    Red Bull
284    Ferrari
283    Mercedes
239    Lotus
81      McLaren
62     Force India
31     Sauber
31    Toro-Rosso
1      Williams

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA