F1, Vettel: Po kënaqem shumë

06/10/2013 00:00

Sebastian Vettel e analizoi thjeshtë fitoren e tij të tetë sezonale në Formulën 1: “Jam shumë i kënaqur me punën që po bën skuadra dhe po ia kaloj shumë mirë në pistë.”

“Kjo fitore më jep një avantazh edhe më të madh dhe në Japoni mund të kalojmë një fundjavë fantastike”, deklaroi gjermani i Red Bullit duke iu referuar faktit që mund të shpallet kampion Bote që në garën e Suzukës.

Në lidhje me gomat, Vettel theksoi: “E dinim që goma e djathtë në pjesën e përparme të makinës “vuan” shumë në këtë pistë dhe për këtë arsye më njoftonin me radio si ishte gjendja, edhe pse ne pilotët e kuptojmë që nga sedilja nëse goma nuk shkon mirë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA