F1, Alonso: Gjithçka shkoi keq për ne

06/10/2013 00:00

Fernando Alonso nuk ishte aspak i lumtur me garën që zhvilloi në Kore dhe me rezultatin që mori prej saj.

“E vumë re që të premten që i konsumonim shumë gomat, kështu që fajin nuk e kishte vetëm makina. E prisnim që të kishim vështirësi në garë dhe fatkeqësisht kështu ishte. Nuk patëm asnjëherë ritmin e duhur dhe për më tepër na qëndroi përpara Hulkenberg për 55 xhiro. Gjithçka shkoi keq, por nuk është për tu habitur”, shpjegoi spanjolli i Ferrarit, i cili përfundoi garën në vendin e gjashtë.

Gjithashtu, Alonso parashikon që garat e ardhshme të jenë po kaq të vështira për Ferrarin: “Vinim nga tre podiume radhazi dhe tani kemi bërë hapa prapa. Në garat që kanë mbetur është e qartë që gjërat për ne nuk do të ndryshojnë brenda ditës, por të shpresojmë të luftojmë për podiumin.”

Në fund, Alonso pati disa fjalë edhe për gomat Pirelli: “Është e qartë që nuk mbajnë as edhe një xhiro, por kjo nuk justifikon situatën tonë. Me këto goma skuderitë e tjera janë përshtatur më mirë dhe ne duhet të punojmë më shumë, por ata të Pirelli-t nuk duhet të flasin fare pasi të gjithë po e shohim garë pas gare cilësinë e gomave.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA