Bayerni i Mynihut ka marrë i vetëm kryesimin e Kampionatit Gjerman, edhe pse shperdoroi nje rast te mire per t’u shkeputur.
Skuadra e Guardiolës nuk ka mundur të përfitojë si duhet nga humbja e parë e Borusias së Dortmundit ne kete kampionat.
Bavarezet barazuan 1-1 me Leverkusenin. Në Fillim Kroos dhe më pas Sam realizuan, duke fiksuar rezultatin që mbeti i pandryshuar gjate pjeses se dyte.
Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Klopp dominon ndeshjen e kësaj jave, por në minutën e 80-t Hummels bën një ndërhyrje të rëndë lë skuadrën me 10 lojtarë dhe dhuron një 11-metërsh për kundërshtarët e shndërruar në gol nga Kruse.
Më pas Reus godet traversën, ndërsa Rafael në minutën e 86-të shënon edhe golin e dytë per vendasit.
Top Channel