
Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi prezantoi në Prishtinë kandidatin për kryeqytetin, gjeneralin Agim Çeku.
Zoti Thaçi nuk premtoi miliona për kryeqytetasit, por largimin e udhëheqëjes së njërëzve stagnues dhe me mentalitet të së kaluarës.
“Kosova evropiane nuk ka kuptim pa Prishtinën evropiane, që e bëjnë vetëm njerëzit me vizion për të ardhmen dhe jo ata me mentalitet të së kaluarës”, deklaroi Thaçi.
Ndërkohë, në programin e PDK-së për Prishtinën kadidati Çeku premtoi ndryshime rrënjesore, nga ndërtimi i çerdheve të reja, shkollave, stadiumit, etj.
“Një nga arsyet përse do fitojmë është se kemi shumë miq e partnerë ndërkombëtarë, që do t’i sjellin Prishtinës zhvillim dhe së bashku do të realizojmë ëndrrën për Prishtinën evropiane”, u shpreh Çeku.
Në këtë tubim Partia Demokratike e Kosovës prezantoi edhe kandidatët e saj për asamblenë komunale të Prishtinës.
Top Channel