Nis Turneu Ballkanik i Volejbollit

05/10/2013 00:00

Ka filluar në Tiranë Turneu Ballkanik i Volejbollit me 3 skuadra, ku vendi ynë përfaqësohet nga Studenti, ndërkohë që Turqia me skuadrën e saj Fenerbahçe dhe Serbia me Vojvodinën.

Ndeshja e parë hapëse e këtij turneu në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ka qenë ajo mes Studentit të Ylli Tomorrit dhe skuadrës turke, e cila në përbërjen e saj kishte të paktën tre volejbollistë të nivelit botëror.

Sigurisht, diferencat mes dy skuadrave ishin të dukshme, edhe pse Studenti deri diku arriti të bënte rezistencë. Me gjithë përpjekjet e skuadrës shqiptare, ajo u mund 3-0 me rezultatet 25-17, 25-11 dhe 25-16, duke treguar edhe një herë tjetër epërsinë dhe diznivelin me kundërshtarin.

Pavarësisht të gjithave, prania e këtyre skuadrave apo këtyre lojtarëve është një nder për vendin tonë, sipas organizatorëve, thjesht për të argëtuar publikun shqiptar pasi për rezultate është shumë e vështirë të mendohet.

Ndeshja e dytë e skuadrës së Studentit do të zhvillohet ditën e dielë në orën 16:00, po në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku ekipi i Ylli Tomorrit do të përballet me skuadrën serbe të Vojvodinës, duke ulur njëkohësisht edhe siparin e kësaj triangolareje ballkanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA