F1, Vettel: Nuk do e kishim problem shiun

05/10/2013 00:00

Sebastian Vettel është shumë i kënaqur për pole-position-in e arritur në Cmimin e Madh të Koresë.

“Bëra një xhiro shumë të mirë në kualifikuesen e tretë. Pasi e realizova atë, e dija që nuk mund ta përmirësoja më tej, por gjithsesi e provova edhe një herë. Ashtu siç e prisnim, Mercedesi ishte shumë i shpejtë”, theksoi gjermani i Red Bullit.

Tre herë kampioni i Botës në Formula 1 shtoi: “Makina është shumë e shpejtë në pjesët e drejta. E kemi përmirësuar në këtë pikë sepse nuk ishim të kënaqur.”

Në fund, mbi mundësinë e reshjeve të shiut në garë, Vettel nënvizoi: “Nuk më intereson sepse nuk do ishte fundi i botës. Gjithsesi, duket se tajfuni ka ndryshuar drejtim dhe të paktën nuk do të ketë erëra të forta.”

Cmimi i Madh i Koresë do të zhvillohet të dielën në orën 08:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA