F1, Vettel fiton pole-position

05/10/2013 00:00

Sebastian Vettel ka fituar pole-position me kohën 1:38:683 dhe do të niset i pari ditën e dielë në Cmimin e Madh të Koresë. Gjermani i Red Bullit ka lënë pas Lewis Hamilton (Mercedes) dhe shokun e tij të skuadrës, Mark Webber.

Koha e katërt më e mirë u regjistrua nga Romain Grosjean (Lotus), ndërsa Mercedesi tjetër me Nico Rosberg përfundoi në vendin e pestë.

Në vend të gjashtë dhe të shtatë ferraristët Fernando Alonso dhe Felipe Massa. Gjithsesi, Grosjean, Rosberg, Alonso dhe Massa do të nisen të dielën një pozicion më lart pasi Webber është ndëshkuar me 10 pozicione zbritje në nisje pasi në garën e kaluar bëri xhiron e fundit mbi Ferrarin e shokut të tij Alonso.

Ja kohët e provave zyrtare të Cmimit të Madh të Koresë:

(Mark Webber do të niset nga vendi i 13)

Sebastian Vettel 1:37.202
Lewis Hamilton    1:37.420
Mark Webber    1:37.464
Romain Grosjean    1:37.531
Nico Rosberg    1:37.679
Fernando Alonso    1:38.038
Felipe Massa    1:38.223
Nico Hulkenberg    1:38.237
Esteban Gutiérrez    1:38.405
Kimi Räikkönen    1:38.822
Sergio Pérez    1:38.362
Jenson Button    1:38.365
Daniel Ricciardo    1:38.416
Adrian Sutil    1:38.988
Paul di Resta    1:39.185
Jean-Eric Vergne    1:39.075
Valtteri Bottas    1:39.470          
Pastor Maldonado    1:39.987          
Charles Pic    1:40.864          
Giedo Van der Garde     1:40.871          
Jules Bianchi    1:41.169          
Max Chilton           

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA