F1, Alonso: Ky është maksimumi për ne

05/10/2013 00:00

Fernando Alonso, i cili do të niset i pesti në Cmimin e Madh të Koresë, deklaroi se ky ishte maksimumi që mund të arrinte në këto prova zyrtare, por ka besim që mund të fitojë pozicione ashtu siç ka bërë në garat e kaluara.

“Ky ishte maksimumi. Nuk jam i kënaqur, por këto janë mundësitë edhe për pesë garat e ardhshme pasi në xhiron teke jemi larg konkurrentëve”, theksoi spanjolli i Ferrarit, i cili mendon se mund të ketë shpresa për fitoren nëse bie shi.

“Nëse ka reshje do të përzihen letrat dhe nuk dihet kush do të jetë më i shpejti në pistë të lagur. Gjithmonë ne përmirësohemi të dielave dhe e arrijmë podiumin”, shtoi Alonso.

Dy herë kampioni i Botës në Formula 1 theksoi se në nisje do të sulmojë në kthesën e tretë: “Në kthesën e parë nuk ke pothuajse asnjë mundësi parakalimi. Besoj se aty nuk do të rrezikojë asnjë nga pilotët. Të gjithë do të sulmojmë në kthesën e tretë që mbyll pjesën e drejtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA