Allegri: Juventusi është favorit

05/10/2013 00:00

Massimiliano Allegri pret një ndeshje të vështirë për Milanin e tij në “Juventus Stadium” dhe pranoi se bardhezinjtë janë favoritë në supersfidën e së dielës në mbrëmje.

“Juventusi është favorit për këtë takim dhe për fitoren e kampionatit. Do të jetë një ndeshje e bukur mes dy skuadrave që ndahen nga 8 pikë në klasifikim”, deklaroi tekniku i kuqezinjve, i cili nuk ka shumë zgjedhje në formacion pasi lojtarët i ka të numëruar.

“Poli, De Jong e Nocerino mund të jetë mesfusha, ndërsa në sulm do të luajnë Matri-Robinho me Montolivon organizator”, deklaroi Allegri duke pritur rikthimet e Kaka’, El Sharaawy, Bonera, De Sciglio, Silvestre dhe Birsa pas pushimit të kombëtareve.

Në lidhje me Balotellin, Allegri tha: “Nuk duhet të ketë më reagime histerike. Mario duhet të ndihmojë veten, kjo është e vetmja rrugë. Duhet vetëm të mendojë për të luajtur futboll dhe të stërvitet si profesionist.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA