Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e
radhës e gjyqit ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar por vrasjen e 4 policëve
në vitin 2009.
Dajti ka akuzuar sërish trupin gjykues se po zvarrit procesin ndaj tij, ndërkohë që ka sulmuar edhe prokurorin e çështjes i cili sipas tij po vihet në siklet nga dëshmitë e dhëna nga kafazi i hekurt prej Dajtit.
“Dëshmitë e mia po vënë në siklet prokurorin, seancën tjetër gjyqësore do të kem një deklaratë edhe brenda objektit të gjykimit”, u shpreh Dajti.
Prokurori i çështjes kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të instancave më të larta si KLD apo Ministria e Drejtësisë për të zhbllokuar procesin ndaj të pandehurit Dajti që po zvarritet prej disa vitesh.
Ai iu drejtua edhe trupit gjykues duke e akuzuar se po lejon që i pandehuri Dajti të bëjë deklarata që kanë impakt mediatik duke dalë jashtë objektit të gjykimit.
Seanca e radhës ndaj Dajtit u caktua për më 7 tetor, ndërsa edhe kjo e sotshmja dështoi për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës.
Top Channel