Reparti i “Shqiponjave” i Drejtorisë së Policisë, Tiranë ka ndërmarrë
një aksion të gjerë në lokalet e natës kryesisht ato të muzikes tallava,
duke ndaluar vetëm në javën e fundit 11 persona me precedentë penalë,
frekuentues të ketyre ambieneteve.

Pas nje analize ne kete Drejtori rezulton se ambiente te tilla kane frekuentues ne oret e vona te nates kontigjent te krimit, ndaj do te kete kontrolle te perditshme ne keto ambiente.

Te pakten 70 ambiente te tilla jane kontrolluar reptesisht nga policia dhe jane mbyllur ato qe nuk kane patur lejet perkatese. “Shqiponjat” kane kryer 110 pika kontrolli enkas per te ndaluar kete kontigjent frekuentues te lokaleve te tilla, ku dyshohet se ka edhe shitje te narkotikeve. Jane shoqeruar te gjitha te dyshuarat per ushtrim prostitucioni, te cilat jane paralajmeruar se do te jene ne vezhgimin e policise. Sipas Policise se Tiranes, reparti “Shqiponja” do te kryeje kontrolle te vazhdueshme te pernatshme ne keto lokale, pa patur asnje selektim.

Top Channel