Rrugët në Fier, Bashkia kërkon bashkëpunim

04/10/2013 00:00

Nisma e banorëve të lagjes “Liria” në qytetin e Fierit për të shtruar me kontribute vullnetare rrugët e lagjes, detyroi drejtuesit e bashkisë të kërkojnë bashkëpunim me komunitetin.

Kryetari i Bashkisë, Baftjar Zeqo tha se paratë e investuara do të ishin më të dobishme nëse do të kishte bashkëpunim mes komunitetit dhe bashkisë. Kryebashkiaku thotë se vë në dispozicion të komunitetit të gjitha mjetet, specialistë dhe punonjësit që varen nga bashkia, duke përfshirë edhe materialet që duhen për shtrimin e një rruge, ndërkohë që kontributi financiar i qytetarëve do të përdorej për blerjen e rërës bituminoze.

Ky bashkëpunim do të sjellë edhe shtrimin e rrugës brenda të gjitha standardeve.

“Unë do të propozoja që ta ndërtojmë këtë rrugë bashkarisht në kushtet e mungesës së fondeve të mjaftueshme për t’i bërë të gjithë rrugët nga Bashkia, mund të ndërtojmë këtë rrugë. Qytetarët mund të marrin përsipër një pjesë të rrugës, ndërsa pjesën tjetër ta marrë Bashkia e Fierit. Nuk është një e ide e imja personale, por po të kemi parasysh që edhe donatorë të fuqishëm sic është Banka Botërore që kërkon kontribute edhe nga qytetarët, dhe jo për faktin që nuk mund të ndërtojë një objekt apo një investim, por domosdoshmërisht në një komunitet të gjithë duhet të japin kontributet e tyre”, thotë kreu i bashkisë, Baftjar Zeqaj.

Sipas tij bashkëpunimi i pushtetit vendor me komunitetin është një mënyrë efikase. Kjo metodë është përdorur dhe ka rezultuar me sukses edhe nga Banka Botërore dhe organizma të tjerë të fuqishëm financiarë. 

Top Channel