LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm
Caroline Corvalan, 33 vjeç, ishte një gazetare televizive shumë e njohur në Francë. Siç tregojnë mediat lokale, ajo bashkëpunonte prej kohësh për kanalin ‘France 3’ dhe media të tjera franceze.
“E donte jetën dhe gazetarinë”, thonë për të kolegët e saj. “Ishte një njeri me zemër të madhe”, e kujtojnë familjarët.
E sigurt është se zhdukja e saj më 20 gusht teksa kthehej nga puna ishte një shok për opinionin publik dhe është ende një mister.
Kufoma e saj u gjet më 24 shtator në Paris, rastësisht nga disa punëtorë në një kantier ndërtimi, të cilët thanë se ishte në gjendje dekompozimi.
Gruaja ishte bërë e paidentifikueshme. Sipas së përditshmes “Varmatin”, pjesët e trupit dhe koka e saj ishin prerë me saktësi kirurgësh. “Ishte punë e një profesionisti”, shkruan gazeta.
Vetëm në ditët e para të tetorit u bë i mundur identifikimi i viktimës falë gjurmëve të gishtave. Çfarë i ka ndodhur Caroline Corvalan?
Një nga të dhënat kryesore që po shqyrton policia është një vjedhje e kryer në shtëpinë e gazetares më 18 shtator, pak ditë para gjetjes së trupit.
Një agjent policie ka thënë për të përditshmen “Le Parisien” se disa persona kishin hyrë në apartamentin e saj dhe kishin marrë celularin e gazetares, tabletën, xhaketën dhe çantën e saj. Edhe pista kryesore e hetimit lidhet me aktivitetin gazetaresk të Caroline.
Sipas radios franceze RTL, gazetarja kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje përmes telefonit, gjatë periudhës mars-gusht. Por kolegët deklarojnë se në dijeninë e tyre ajo nuk po hetonte ndonjë gjë të veçantë.
Gjithësesi, hetimet vazhdojnë dhe hetuesit nuk përjashtojnë asgjë dhe po përpiqen të gërmojnë edhe në jetën personale të gazetares së njohur.
Top Channel