Milan, ndërprerja e kampionatit “një bekim”

04/10/2013 10:05

Ndërprerja e kampionateve nga ndeshjet e kombëtareve në javën e ardhshme vjen si një “bekim” për Milanin, i cili është duke përjetuar një krizë në aspektin e dëmtimeve dhe atë të rezultateve.

Ky pushim në fjalë do të shërbejë për të rikuperuar disa futbollistë për momentin jashtë loje, midis të cilëve Kaka, De Sciglio dhe Bonera.

Do të vazhdojnë të mbeten jashtë El Shaarawy dhe Silvestre i operuar në menisk, por rikthimi i tre futbollistëve, dy prej të cilëve (Kaka-De Sciglio) titullarë bazë, do t’i japë kuqezinjve një frymëmarrje të re.

Gjithashtu, edhe rikthimi i Bonerës mund të jetë i vlefshëm, duke marrë në konsideratë se dyshja Mexes-Zapata ka përjetuar probleme me vendosjen taktike dhe lodhjen në këto ndeshje të deritanishme të kampionatit e nuk kanë pasur një zëvendësim të përshtatshëm.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rikthimeve, Milani duhet ende të vërtetojë që nuk ka një diferencë cilësie në rivalitetin për një vend të tretë, që sjell edhe kualifikimin për në vendin e tretë për sezonin e ardhshëm, pasi kundërshtarët duket në këtë moment se kanë një marsh më shumë se skuadra italiane më e suksesshme në historinë e kompeticioneve europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA