Mazzarri: Nuk e kemi frikë Romën

04/10/2013 00:00

Walter Mazzarri nuk e ka frikë Romën sepse ka besim tek Interi i tij në prag të supersfidës mes këtyre skuadrave të shtunën në mbrëmje.

Trajneri i zikaltërve është shprehur në prag të kësaj ndeshjeje se lojtarët janë gati: “Nuk jam i shqetësuar aspak sepse e di që skuadra është gati. Do të jetë një provë e madhe për ne dhe një ndeshje e paparashikueshme. Nëse fitojmë, do të na rritet vetëbesimi.”

Jonathan dhe Campagnaro do të mungojnë në këtë takim: “Mendoj se do të zëvendësohen nga Rolando dhe Pereira, por do të vendos të shtunën në mëngjes.”

Mazzarri deklaroi gjithashtu se “Interi dhe Roma janë dy skuadrat më spektakolare të kampionatit italian”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA