Kontrabanda e naftës në Shëngjin

04/10/2013 00:00

Prokuroria e Lezhës regjistroi këtë të premte procedimin penal pas
kallëzimit nga ana e Doganave, për skandalin e denoncuar një dite më
parë nga ky institucion në lidhje me dyshimet, se janë hedhur në treg në
mënyrë të paligjshme nga kompania ‘Ada Petrol’ gati 4400 ton karburant
gazoil.

Zyrtarisht, Prokuroria e Lezhes deklaroi per Top Channel se dosja do të hetohet per kontrabande te mallrave të akcizës. Sipas kallëzimit ne fjale te depozituar nga Doganat, sasia prej 4400 tonësh karburant gazoil ka qene e plumbosur më parë nga autoritetet doganore ne depozitat e karburanteve në Shengjin, nen pronesi te ‘Ada Petrolit’, por kompania ne fjale e ka hedhur ne treg, duke i shkaktuar shtetit nje dem ekonomik prej gati 4 milionë dollarësh.

Nga ana tjeter Prokuroria e Lezhes konfirmon per Top Channel, se edhe nga policia e qarkut ka mberritur nje kallëzim prane organit te hetimit, kallëzim i bere nga administratori i kompanise se naftes, i cili pretendon se i jane shkaterruar dy saraçineska dekantimi te depozitave te naftes. Keto te fundit jane pajisje qe qendrojne ne pjesen fundore te depozitave, ku dhe mblidhen papastertite e naftes, çka do te thote se prishja e ketyre saraçineskave, sipas kallëzimit të kompanisë, shkakton derdhjen e karburantit.

Ne lidhje me kete kallëzim Prokuroria ka regjistruar procedimin per vjedhje dhe shkaterrim prone, thane burimet e Prokurorisë së Lezhës. Per kete arsye po kryhen veprimet paraprake, per te konfirmuar nese ka ne terren apo jo rrjedhje te depozitave te naftes në terren. Nga ana tjetër Prokuroria konfirmon për Top Channel gjithashtu se me iniciative po verifikon nese ka elemente te vepres penale, te konsumuar nga kompania e dyshuar, por edhe nga inspektoret e Drejtorise se Doganave. Për këta të fundit, Prokuroria disponon te dhena qe i perkasin vitit 2008, ku depozitat rezultojne te bllokuara. Por sipas ligjit, inspektoret kane detyrim ligjor te kontrollojne çdo tre muaj gjendjen e tyre. Sipas burimeve jozyrtare kontrolli i fundit ne keto depozita ka mundësi të jetë bërë në dhjetor 2012, qe do te thote qe prej 10 muajsh ka dyshime se punonjesit doganore nuk kane permbushur detyren per te ushtruar kontrollin periodik.

Top Channel