Policia e Gjirokastrës në dy operacione ka ndaluar 23 shtetas nga Sudani dhe Siria.
Të premten, në orën 4.00 të mëngjesit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy grupe shtetasish të huaj po udhëtonin nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë, Tepelenë policia ka zhvilluar një operacion ku nëpërmjet kamerave termike është bërë e mundur përcaktimi i vendodhjes së tyre e më pas kapja dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Këta shtetas kishin dy ditë që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia nepermjet kufirit te gjelber dhe për tju shmangur kontrolleve të policisë kanë lëvizuar nga Kakavija deri në Subash nëpërmjet shtratit të lumit Drino e më pas nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë.
Operacioni i dytë është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare ku nga ana e Policisë Kufitare u bë e mundur kapja e 7 shtetasëve nga Siria në afërsi të fshatit Jergucat, ndërsa 5 shtetas të tjerë nga Sudani u kapën nga Sektori kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër tek Ura e Lumit në hyrje të Qytetit Gjirokastër.
Top Channel