LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Një komision ndërpartiak i Senatit në Itali ka vendosur përjashtimin e Silvio Berlusconit, për shkak të dënimit i tij për evazion fiskal.
Tani i takon asamblesë së Senatit të vendosë nëse ish-kryeministri, i goditur nga njëri skandal pas tjetrit, të largohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit. Nga 315 senatorë që janë gjithësej në Senat, partisë së kavalierit, Populli i Lirisë, i takojnë më pak se një e treta.
Manjati i medias u dënua për evazion fiskal tetorin e 2012-s. Motivet ishin marrëveshjet që firma e tij Mediaset kishte bërë për të siguruar të drejtat televizive të filmave amerikanë. Vendimi u mbështet gushtin e këtij viti edhe nga Gjykata e Kasacionit.
Berlusconi shkaktoi një tjetër furtunë këto ditë kur kërcënoi se do të
rrëzonte qeverinë e koalicionit pikërisht për këtë çështje, por u tërhoq
gjatë votëbesimit dhe zgjodhi të mos ia hiqte kabinetit mbështetjen e
vetë.
Kërcënimi ndaj koalicionit të brishtë të Enrico Lettas alarmoi si liderët politikë të vendit, ashtu dhe tregjet e aksioneve në eurozonë, ku italia konsiderohet ekonomia e tretë më e madhe, por me probleme të thella në zgjidhjen e çështjes së borxhit gjigand kombëtar.
Nga votimi i së mërkurës, Berlusconi, njeriu që dominoi për gati dy dekada skenën politike italiane, doli një figurë edhe më e dobësuar se më parë përsa i takon kapacitetit për të influencuar.
Miliarderi 77-vjeçar do të vuajë dënimin me një vit heqje lirie për shmangie taksash, me të gjitha gjasat në formën e arrestit të shtëpisë, ose punë në shërbim të komunitetit, për shkak të moshës së tij të thyer.
Top Channel