LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Autoritet amerikane kanë nisur një hetim mbi incidentin e një dite më
parë, kur një grua përplasi makinën e saj me barrierën rrethuese të
Shtëpisë së Bardhë e me pas u nis në bulevardin drejt Kapitolit.
Forcat e rendit u vunë menjëherë në ndjekje të saj, kohë gjatë së cilës gruaja goditi dy efektivë e më pas u qëllua nga kolegët e tyre. Kjo e ashtuquajtur “sfidë sigurie” solli ndërprerjen e debatit mbi mbylljen e përkohshme të qeverisë. Pas të shtënave, Kapitoli dhe ndërtesa e Senatit u bllokuan.
Agjentët e FBI-së kanë kontrolluar shtëpinë e gruas pasi evakuuan më parë të gjithë banorët e godinës. Makina e përfshirë në incident ishte regjistruar në emrin e 34-vjeçares Miriam Carey dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit besojnë se në timon ka qenë pikërisht ajo vetë.
Nuk është e qartë nëse gruaja qëlloi me armë, por policia u përgjigj duke hapur zjarr. Në makinë me të ishte dhe një fëmijë, e bija sipas gjasave, e cila nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Nuk dihet përse 34-vjeçarja tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë episodit, disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve u drejtuan në ambjentet e brendshme për të kërkuar strehim. Punonjësit e Kongresit janë të përgatitur për skenare të ndryshme në rrethana kërcënuese, por shpejt e kuptuan se këtë radhë ishte një rrezik real.
Beteja politike mbi financimin e qeverisë që vazhdon prej javësh nuk ka gjetur zgjidhje, duke rezultuar në mbylljen e pjesshme të saj, një ngërç që rëndon mbi mijëra punonjës të administratës dhe në periudhën afatgjatë mund të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit.
Top Channel