Fier, 10-vjeçari plagoset nga një plumb qorr

04/10/2013 00:00

Një 10-vjeçar fierak ka mbetur i plagosur si pasojë e një plumbi qorr, ndërsa ishte duke luajtur në lagje.

Ngjarja është shënuar në Komunën Qendër, përpara shkollës 9-vjeçare, ku 10-vjeçari me Iniciale B.K, ka marrë një plumb në këmbë ndërsa po luante me shokët e tij.

Fatmirësisht plumbi nuk i ka shkaktuar dëmtime të rënda, duke mos përbërë kështu rrezik për jetën. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me automatik në një distancë të largët dhe plumbi ka bërë rikoshet duke plagosur dhe 10-vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA