F1, Vettel: Mund të përmirësohemi

04/10/2013 00:00

Sebastian Vettel theksoi pas provave të lira të Cmimit të Madh të Koresë, ku regjistroi kohën e dytë më të mirë pas Lewis Hamilton, se Red Bulli i tij ka mundësi për tu përmirësuar më tej.

“Mund të përmirësohemi. Jemi pranë Mercedesit në xhiron teke dhe duket se provat zyrtare të së shtunës do të tregojnë diferenca të vogla mes makinave”, tha gjermani i Red Bullit.

Nga ana e tij, Mark Webber (piloti tjetër i Red Bullit) nënvizoi rëndësinë e të pasurit një makinë të shpejtë në pjesën e parë të pistës, aty ku mbizotërojnë pjesët e drejta dhe të gjata.

Cmimin e Madh të Koresë së Jugut mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. Provat zyrtare, të shtunën në orën 07:00; Gara, të dielën në orën 08:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA