Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira në Korenë e Jugut, ndërsa Mercedesi u konfirmua edhe një herë, së bashku me Red Bullin, si skuadra më e shpejtë në pistë.
Për britanikun e Mercedes, i cili është nisur shpesh nga “pole-position” për të përfunduar disa pozicione pas gjatë garës, inkurajues ishin rezultatet e konsumit mjaft të reduktuar të gomave, që ka qenë edhe një prej problemeve kryesore të skuadrës së tij në këtë sezon.
I renditur i pari, Hamilton la pas me një të dhjetën e sekondit kryesuesin e renditjes, Sebastian Vettel.
Vettel i mohoi Mercedesit kënaqësinë e dy vendeve të para, ndërsa Nico Rosberg u pozicionua i treti.
Ferrari vazhdon të ketë të pamundur t’i afrohet makinave më të shpejta, me Massën në vendin e pestë dhe Alonson të shtatin.
Renditja e provave të dyta të lira në Korenë e Jugut (10 vendet e para)
1. Hamilton Mercedes 1m38.673s
2. Vettel Red Bull-Renault +0”108s
3. Rosberg Mercedes +0”124s
4. Ëebber Red Bull-Renault +0”171s
5. Massa Ferrari +0”441s
6. Grosjean Lotus-Renault +0”553s
7. Alonso Ferrari +0”771s
8. Raikkonen Lotus-Renault +1”084s
9. Button McLaren-Mercedes +1”101s
10. Sutil Force India +1”333s
…
Top Channel