F1, Alonso: Nuk pres surpriza nga gara

04/10/2013 00:00

Fernando Alonso u shpreh se nuk pret surpriza të mëdha nga Cmimi i Madh i Koresë, gara e 14 e kampionatit botëror të Formulës 1, “në krahasim me garat e tjera të zhvilluara deri tani”.

Spanjolli i Ferrarit regjistroi kohën e shtatë më të shpejtë në provat e lira dhe deklaroi se duhet pritur e shtuna për të kuptuar më shumë.

“Në këtë pistë është aerodinamika ajo që bën diferencën dhe për këtë arsye nuk pres surpriza edhe në këtë garë. Kohët e regjistruara sot janë të njëjta me ato të të gjitha të premteve të tjera dhe mendoj se të dielën do të luftojmë për vendet e para siç kemi bërë gjithmonë”, tha dy herë kampioni i Botës.

Cmimin e Madh të Koresë së Jugut mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. Provat zyrtare, të shtunën në orën 07:00; Gara, të dielën në orën 08:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA