Elbasan, krimi në familje, djali plagos me thikë nënën
04/10/2013 00:00
Një konflikt në familje është bërë shkak që djali adoleshent të qëllojë me thikë nënën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shirgjan të Elbasanit, ku e plagosur ka mbetur 40-vjeçarja Vjollca Kumria.
E plagosura është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga 15-vjeçarin Daniel Kumria, 15 vjeç si dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit në familje.
Top Channel