Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se është i gatshëm që të pezullojë negociatat me Prishtinën, nëse ndalimi i hyrjes së tij në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore do të mbetet në fuqi.

Në vlerësimin e tij, në një deklaratë të publikuar nga televizioni serb “B92”, Daçiç konsideroi se “Kosova ka frikë nga zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel”.

”Ne nuk do të tolerojmë shantazhin e Kosovës. Aleksander Vuçiç dhe unë kemi rrezikuar karrierat tona, madje edhe vetë jetën, sepse po marrim përditë kërcënime nga ekstremistë të ndryshëm. Ne ishim të bindur që nisja e atyre negociatave ishte diçka e mirë për vendin tonë, por nëse unë ndalohem që të shkoj në Kosovë, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, deklaroi kryeministri serb.

Sipas kryeministrit, nuk ishte një surprizë që Kosova reagoi duke penguar hyrjen e tij, pasi “Prishtina është mësuar të shantazhojë në negociatat e saj”.

”Në fillim nisën me pengimin e zbatimit të marrvëeshjes, kur gjetëm konsensusin për zgjedhjet. Në fillim synuan të vendosnin stemën e Kosovës në vletën e votimit, më pas kërcënuan pjesëmarrjen e serbëve në KQZ dhe pas të gjithë këtyre problemeve, erdhi edhe vendimi skandaloz i pengimit të hyrjes së një kryeministri”, tha Daçiç, duke përsërirut me terminologjinë e zakonshme serbe se është e drejta e tij që të vizitojë “provincën serbe të Kosovës”.

Kryeministri i Serbisë shtoi se i ka kërkuar për këtë situatë shpjegim edhe Brukselit e konkretisht baroneshës Ashton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA