Duke nisur nga dita e nesërme pushon së qëni e vlefshme aboneja e sezonit të shkuar për aksesin në “Camp Nou” dhe rreth 12 mijë të abonuar të Barcelonës nuk e kanë tërhequr ende abonenë e re të sezonit 2013-14.
Arsyet lidhen qartësisht me krizën ekonomike, e cila ndihet dhe bën që spanjollët të përqendrohen gjithmonë e në gjërat më të domosdoshme të jetës së përditshme, duke lënë mënjanë futbollin.
Megjithatë, kostot në rritje të biletave të futbollit janë gjithashtu pjesërisht fajtore për këtë situatë.
Tek Barcelona, të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie mund të prenotojnë një abonim sezonal në fillim të një sezoni të ri, por shumë prej këtyre prenotimeve janë kthyer pas ose nuk janë shfrytëzuar, për shkak të motiveve financiare apo administrative.
Top Channel