Një bombë artizanale shpërtheu mëngjesin e së premtes përpara selisë së klubit të Panathinaikosit, në Athinë, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa dhe automjete të parkuara në zonën përreth.
Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit nuk kishte kalimtarë në rrugë, duke evituar dëmet në njerëz.
Ndonëse hetimet e policisë në lidhje me këtë ngjarje janë në vazhdim, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua deri në disa blloqe ndërtesash më tej.
Rivaliteti sportiv mes dy klubeve më të mëdha të Athinës, Panathinaikosit dhe Olimpiakosi është shoqëruar shpesh me ngjarje të dhunshme e sherre masive në stadium.
Megjithatë, kjo ngjarje ndodh në mes të trazirave që ka shkaktuar në fqinjin tonë jugor arrestimi i drejtuesve politikë të Agimit të Artë, një forcë politike që kishte gjetur mbështetës të shumtë edhe midis tifozëve ekstremistë të futbollit.
Për momentin, policia nuk ka dhënë ende një pistë hetimi apo të ketë publikuar emra të të dyshuarve të vendosjes së kësaj bombe.
Top Channel