Vajzat elastike të kombëtares

03/10/2013 00:00

Ato janë kampionet e gjimnastikës artistike. Kanë zgjedhur një sport në dukje jo shumë të fortë, por vështirësia për të arritur rezultate është shumë e madhe. Serena, Oneda, Xheni, Abeljana, Anxhela, Eralda dhe Megi mbajnë në qafë mbi 50 medalje.

Pjesëmarrës në shumë aktivitete ndërkombëtare këto të reja mjaft premtuese, përgatiten nga trajneri i Vladimir Limaj: “Kemi marrë shumë vlerësime në kompeticione ndërkombëtare. Janë vajza me shumë të ardhme.”

Megjithëse prej një viti nuk marrin pjesë në asnjë garë ku mund të shtojnë numrin e medaljeve, vazjat e gjimnastikës artistike nuk heqin dorë nga ky sport. Ora 2 i gjen çdo ditë sportistet në ambientet e ish-kompleksit “Partizani” ku zhvillojnë stërvitjen.

“E keqja është se këto vajza nuk kanë kushte fare.”

Shkolla e gjimnastikës artistike është Rusia, por profesor Vladimiri tregon se perspektiva e të rinjve shqiptarë është mjaft premtuese. Ai vë theksin tek ndërgjegjësimi i rëndësisë së këtij sporti pasi përfitimet janë të shumta: “Gjimnatika është sport i mendjes dhe të formon një trup mjaft të bukur.”

Shtatë gjimnastet kuqezi shpresojnë që të jetë e afërt dita kur talenti i tyre të marrë vlerësimin e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA