Superiorja, Skënderbeu merr kreun e renditjes

03/10/2013 00:00

Skënderbeu ka ndaluar serinë e rezultateve pozitive të Vllaznisë dhe ngjitet për herë të parë këtë sezon në krye të Superligës.

Kampionët në fuqi mposhtën 3-1 në “Loro Boriçi” skuadrën shkodrane që u shfaq shumë larg formës që prisnin tifozeria në shkallët e stadiumit.

Pero Pejiç me dy golat e tij u bë protagonist i fitores së korçarëve. Golin tjetër për Skënderbeun e shënoi Muzaka, ndërsa të vetmin për ekipin e Agim Canajt e shënoi Hajdari.

Me këtë triumf dhe falë golavarazhit më të mirë, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Teuta e vendit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA