LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Nga Washingtoni, ende nuk ka asnjë sinjal kompromisi. Presidenti Obama
dhe liderët e Kongresit nuk arritën të sheshoshin mosmarrëveshjet as në
takimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Shtëpinë e Bardhë, e për
pasojë, mbyllja e pjesshme e Qeverisë federale vazhdon.
“Në kohë të tilla, populli amerikan pret nga udhëheqësit e tij të bashkohen për të gjetur mënyra për të zgjidhur dallimet mes tyre. Presidenti ritheksoi përsëri se nuk do të negociojë”, u shpreh John Boehner, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
Boehner foli per nje bisede te qete e te mire me presidentin, por asgje me shume se kaq. Oferta e republikaneve per zgjidhjen e mospajtimeve permes negociatave, nuk mori drite jeshile. Qartazi i irrituar dhe i zhgenjyer, lideri i shumices demokrate në Senat, Harry Reid, sqaroi se Obama kundërshton prerazi çdo veprim që do të dëmtonte programin për kujdesin shëndetësor, të miratuar tre vjet më parë.
“Nje gje e tille ska ndodhur kurre me pare. te analizojne sa te duan, por eshte e paprecedent qe te nje parti politike të jetë e gatshme ta çojë vendin në prag të katastrofës financiare e pastaj te thote se nuk do të paguajmë faturat”, u shpreh Reid.
Vete shefi i Shtepise se Bardhe e quajti krejtesisht te panevojshme mbylljen e administrates. “Kur perballesh me situaten kur një fraksion është i gatshëm të lërë qeverinë të paaftë për të paguar detyrimet, atëherë ka nje problem. Nëse e bëjnë një gjë të tillë tani, do ta bëjnë edhe më vonë”. Obama u shpreh i hapur per negociata mbi tema me te gjera mbi buxhetin, por vetem nese do te jene civile dhe të arsyeshme.
Top Channel