LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Rusia tërhoqi të gjithë personelin e ambasadës së saj në Tripoli të Libisë pas një sulmi me armë të një personi të armatosur ndaj godinës.
Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi se personeli udhëtoi drejt Tunizisë nga ku do të marrin fluturimin për në Moskë. Rusia njoftoi se deri në një vendim tjetër, lidhjet diplomatike me Libinë do t’i mbajë ambasada ruse në Tuniz.
Sulmi ndaj ambasadës ruse në kryeqytetin libian erdhi pas akuzave të vrasjes së një libiani nga ana e një shtetasi rus.
Sulmet ndaj selive diplomatike të huaja në Libi kanë qenë të shpeshta. Kulmin e arritën ndaj konsullatës amerikane në Bengazi ku mbeti i vrarë ambasadori Kristofer Stivens, ndërkohë që nuk kanë munguar as sulmet me bomba ndaj ambasadës franceze, britanike dhe italiane, fatmirësisht pa viktima.
Top Channel