Probleme tek Juventusi

03/10/2013 00:00

Ndeshja me Gallatasarajin mund të konsiderohet si një mallkim për Juventusin që këtë fundjavë do të përballet me Milanin. Skuadra bardhezi humbet për arsye dëmtimi muskular Mirko Vucinic dhe Stefan Lihshtajner dhe ka shumë të ngjarë që të mos jenë të pranishëm në sfidën e së dielës.

Në 48 orët e ardhshme, sulmuesi Malazes dhe zvicerani do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar me saktësi shkallën e dëmtimit të tyre.

Por duket se për Zonjën e Vjetër telashet nuk mbyllen këtu. Edhe mbrojtësi Barzali do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore pasi në ndeshjen e së mërkurës u pa të dilte nga loja duke caluar. megjithatë për këtë të fundit, optimizmi në kampin bardhezi është i lartë dhe barzali pritet të jetë në dispozicion të Kontes edhe pse jo në formën maksimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA