MotoGP në Brazil/ Marc Marquez fiton Garën Sprint, Bezzecchi jashtë podiumit
Moska do të jetë vendi ku në 5 tetor Vladimir Klitshko do të kërkojë të mbrojë titullin botëror kun drejt rusit Aleksandër Povetkin. për ukrainasin që po mendon të tërhiqet nga boksi në vitin 2014, kjo do të jetë sfida e 64 në karrierën e tij dhe përballë do të ketë një kundërshtar si Povetkin i cili deklaroi se vetëm në fund të ndeshjes do të mësohet edhe emri i fituesit.
‘Po përgatitem për këtë ndeshje-tha Klitshko-cdokush mund të thotë se tashmë periudha e Klitshkos ka mbaruar ose unë do ta mund Klitshkon. Por kësaj ndeshjeje nuk i dihet dhe se fituesi do të shpallet në sfidën e 5 tetorit’.
Herën e fundit që Klitshko u ngjit në ring ishte në muajin shtator të vitit të kaluar kur u përball më Manuel Carr, ndeshje që u ndërpre në raundin e katërt për shkak të një dëmtimi të pësuar nga boksieri gjerman. kampioni i botës në ËBC, Klitshko theksoi se e ka ndjekur nga afër stërvitjen e Povetkin duke shtuar se stili i luftimit të boksierit rus ishte i ngjashëm me atë të Majk Tajson.
‘Isha i pranishëm gjatë stërvitjes së Povetkin-tha Klitshko-aui tregoi shumë nga aftësitë e tij. Ai ndoshta e ka përgatitur planin e tij dhe do të kërkojë të më bëjë ndonjë surprizë. mendoj se Stejsi Mekinli, ish trajneri i majk Tajson po bën gjithcka që Povetkin t’i ngjajë amerikanit. mendoj se ndeshja do të jetë shumë intensive dhe nuk mund të bëhen parashikime se cili do të jetë fituesi’.
Në të kaluarën u bënë 2 herë përpjektje që Klitshko dhe Povetkin të ndesheshin në ring së bashku, por planet në të dyja rastet dështuan për shkak se boksieri rus deklaroi tërheqjen.
Top Channel