LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm
Një skuadër inspektorësh, detyra e të monitorjnë procesin e eliminimit të armëve kimike në Siri deklaroi se ka bërë një fillim inkurajues pas bisedimeve me zyrtarët vendas.
Skuadra deklaroi se nga kontaktet e para duket se pala siriane është e interesuar të bashkëpunojë, ndonëse shtoi se pyetje të reja janë ngritur dhe kanë nevojë për përgjigje.
Inspektimi i qëndrave të dyshuara si vendet ku depozitohen armët kimike pritet të nisë javën e ardhshme dhe aktualisht, skuadra e inspektorëve është në një mision faktmbledhës.
Hapi i parë i punës së kësaj skuadre do të jetë verifikimi i informacionit të dorëzuar nga ana e qeverisë siriane dhe më pas nisja e kontrollit.
“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me autoritetet siriane në nivel ekspertësh”, konfirmoi zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky.
Siria është e detyruar të dorëzojë të gjithë arsenalin e armëve të saj kimike, në bazë të një marrëveshje të pranuar prej saj dhe të negociuar nga SHBA e Rusia pas sulmeve kimike të 21 gusht.
Marrëveshja në fjalë shpëtoi Sirinë nga një ndërhyrje ushtarake e NATO-s dhe aleatëre perëndimorë.
Top Channel