Milan, vazhdon dinastia “Maldini”

03/10/2013 00:00

Pas Cesares dhe Paolos, dinastia e familjes Maldini vazhdon në Milanello me 17-vjeçarin Christian.

Djali i ish-kapitenit të Milanit ka zhvilluar stërvitje me lojtarët e skuadrës së parë të kuqezinjve nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri.

I lindur në vitin 1996, Christian Maldini është një nga pikat e forta të skuadrës së të rinjve të drejtuar nga Filippo Inzaghi.

Robinho: Me Juven, ndeshje vendimtare

Ndeshja e së dielës ndaj Juventusit është shumë vendimtare për Milanin. Pas nisjes së dobët të kampionatit, kuqezinjve nuk u lejohen më gabime dhe këtë gjë e konfirmojnë fjalët e Robinhos.

“E dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe vendimtare. Jemi shumë të motivuar dhe shpresojmë në një fitore”, deklaroi braziliani, i cili ndaloi edhe tek mungesa e Kaka’.

“Cilësia e tij na mungon shumë në fushë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA