LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm
Policia është përplasur me protestuesit në Meksiko Siti gjatë një demonstrate përkujtimore për 45-vjetorin e masakrës së studentëve.
Protestuesit, disa prej të cilëve të maskuar, hodhën bomba molotov, shishe dhe gurë ndaj policisë, që reagoi për të shpërndarë turmën.
Të paktën 40 persona mbetën të plagosur bën të ditur gazeta meksikane “El Universal”. Tubimi shënoi përvjetorin e vrasjes së studentëve që protestonin në Sheshin Tlatelolko.
Autoritetet deklaruan atëherë se 25 persona mbetën të vrarë në protestë, por aktivistët thonë se numri i viktimave mund të ketë qenë 350. Përvjetori në fjalë përkujtohet gjithmonë me protesta dhe akte dhune.
Në protestat aktuale, sipas policisë, 20 oficerë u plagosën dhe 20 persona u arrestuan, me forcat e rendit që pretendojnë se anarkistë ishin infiltruar në marshim.
Më herët, mijëra mësues dhe studentë bllokuan rrugët kryesore të qytetit gjatë orës së pikut, për të nderuar viktimat e masakrës.
Vdekjet në sheshin Tlatelolko u verifikuan gjatë muajve të tëra protestash pro-demokratike nga studentët dhe punëtorët. Ato ndodhën pak ditë para se kryeqyteti meksikan të priste Lojrat Olimpike të vitit 1968.
Muajin e kaluar përleshje të tjera mes policisë dhe qytetarëve u verifikuan gjithashtu në Meksiko Siti, për shkak të protestave të mësuesve dhe punonjësve të arsimit ndaj reformave të paralajmëruara nga qeveria për këtë sektor.
Top Channel