Anullohet ne Bruksel takimi  për çështjet e lëvizjes së lirë ne kuader te dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një komunikate për shtyp nga qeveria e Kosovës, ky takim nuk është mbajtur për fajin e palës serbe.

Në ketë takim duhet të diskutohej për çështjet e pengesave të krijuara  në kalimet kufitare në mes të dy vendeve, hapja e pikave të reja kufitare ku qytetarët e Republikës së Kosovës mundë të hyjnë apo kalojnë nëpërmjet territorit të Serbisë.

Në ketë takim, pika të veçanta për diskutim kanë qenë edhe heqja e pengesave për lirinë e lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës, me theks rruga në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, ku ende barrikadat e vendosura nga grupe kriminale pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Mirëpo ky takim u anullua dhe sipas njoftimeve zyrtare nga BE-ja shkak për anullim ka qenë refuzimi i palës serbe që të marrë pjesë në takim.

Top Channel