Katari: Gati ta presim botërorin në dimër

03/10/2013 00:00

Komiteti organizativ i Botërorit 2022, në Katar, ka njoftuar se vendi është i gatshëm të presë evenimentin më të madh të futbollit në çdo periudhë të vitit që do të përcaktojë FIFA.

Pikërisht sot, Ekzekutivi i organit më të lartë të futbollit mblidhet në Zyrih për të diskutuar mbi mundësinë për ta spostuar turneun në dimër.

“Kemi shpenzuar kohë dhe burime të shumta për të treguar se mund të mirëpresim një Botëror edhe në verë, në kushte të freskëta, të rehatshme dhe të sigurta”, ka deklaruar Komiteti organizativ.

Muajin e kaluar drejtuesit e federatave të futbollit europian mbështetën idenë e zhvillimit e Katar 2022 në stinën e dimrit. 54 anëtarët e UEFA-s mbështetën idenë në fjalë gjatë një takimi në Kroaci.

“Kupa e Botës në Katar s’mund të luhet në verë dhe të gjithë janë dakort për këtë”, deklaroi deklaroi zv.presidenti i FIFA-s, Jim Boyce. Boyce, ish-kryetar i Federatës Irlandeze të Futbollit, e cilësoi si fakt të kryer vendimin për zhvillimin e botërorit në dimër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA