LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Në impiantin bërthamor të Fukushimës, në Japoni, është verifikuar një rrjedhje e re uji radioaktiv, që mund të ketë depërtuar në oqeanin Paqësor.
Lajmin e bën të ditur operatori që menaxhon impiantin. Punëtorët zbuluan rrjedhjen e ujit nga një rezervuar vonë gjatë së mërkurës, njoftoi operatori TEPCO.
Vlerësohet se 430 litra ujë mund të kenë rrjedhur nga rezervuari. Impianti ka përjetuar rrjedhje të shumta që kur u godit nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011.
“Uji i kontaminuar përfundoi në tubacione dhe ne nuk mund ta mohojmë mundësinë që të ketë arritur oqeanin”, deklaroi menaxheri Masayuki Ono për mediat ditën e mërkurë.
Zoti Ono shtoi se rrjedhja ishte pasoja e një vlerësimi të gabuar se sa litra ujë mund të mbahej në çisternë, e cila humbi balancën për shkak të vendit ku ishte vendosur.
Autoritetet japoneze, të cituara nga agjencia e lajmeve “Reuters” kanë deklaruar se, rrjedhjet tregojnë se përpjekjet e TEPCO për të përmirësuar performancën e menaxhimit të ujit nuk janë të mjaftueshme.
Qeveria do të marrë hapat e saj për t’u kujdesur për çështjen, deklaroi Yoshihide Suga, sekretar i kabinetit qeveritar të Tokios.
Tragjedia e dyfishtë e vitit 2011 dëmtoi sistemet e ftohjes të reaktorit bërthamor, tre prej të cilëve u shkrinë. Uji tani po pompohet për të ftohur reaktorët, por magazinimi i ujit në sasi të mëdha është kthyer në një sfidë të re për operatorin TEPCO.
Top Channel