Itali, 9 muaj skualifikim Maurit

03/10/2013 00:00

Një sanksion i rëndë, nga 6 në 9 muaj skualifikim është ndërmarrë për Stefano Mauri, mesfushori i Lacios i akuzuar në procesin e basteve ilegale në futbollin italian.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Drejtësisë e Federatës Italiane të Futbollit, në lidhje me denoncimin për trukimin e ndeshjes Lacio-Xhenoa të 11 majit 2011.

Gjykata ka pranuar pjesërisht qëndrimin e prokurorisë federale dhe ka ndëshkuar Maurin me 9 muaj, ndërsa klubit të futbollit ku aderon ai do t’i paguajë 50 mijë euro.

Trupi gjykues, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “ANSA”, ka hedhur poshtë apelet e vetë Maurit dhe të klubit bardhekaltër.

Skualifikimi në fjalë do të bëjë që lojtari të mund të luajë vetëm në ndeshjen e tretë të parafundit të kampionatit Serie A, Lacio-Verona, më 4 maj 2014.

“Pas burgut vjen arresti i shtëpisë, akuzat për parregullësi dhe ndalim bastesh. Po paguaj 9 muaj skualifikim për miqësinë time me Alessandro Zamperinin”, ka deklaruar Mauri, i cili ka edhe një mundësi apelimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA