LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Presidenti iranian u është përgjigjur komenteve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, që e ka cilësuar Hasan Rohanin si një “ujk të maskuar si dele”.
“Ne nuk presim ndonjë gjë tjetër nga Izraeli. Mendoj se këto komente na tregojnë se ne po ecim në rrugën e duhur. Duhet të tregohemi më të vendosur dhe të vazhdojmë rrugën”, tha Rohani.
Në Izrael gazetat u hapën me deklaratën e Netanjahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se vendi do të luftonte i vetëm kundër Iranit, nëse do të duhej ta bënin dicka të tillë.
Në rrugët e Jeruzalemit shumë vetë mbështetën këtë pikëpamje. “Nuk jam një adhurues i Netanjahut, por fjalimi i tij ishte i shkëlqyer. E them këtë si dikush që është rritur këtu. Nëse duhet të luftojmë do ta bëjmë këtë. Nuk kemi zgjidhje”, tha një vendas.
Izraeli besohet se zotëron të vetmin arsenal atomik të Lindjes së Mesme. Ai kritikon ashpër programin bërthamor të Iranit.
Teherani dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten të rinisin bisedimet për cështjen nukleare, ndërsa gjuha mes dy vendeve është zbutur pas ardhjes në pushtet të Hasan Rohanit.
Top Channel